Kushton zero dollarë, aktorja Gwyneth Paltrow ofron bujtinën e saj për qëndrime njëditore

Lifestyle | 3 vite më parë

Jeta e personazheve të famshme na josh jo pak dhe na bën të ëndërrojmë që të përjetojmë eksperiencën e tyre qoftë edhe për një ditë. E po tashmë, fansat e aktores Gwyneth Paltrow do ta kenë këtë mundësi.

Vetëm për një natë, aktorja fituese e çmimit Oskarit dhe themeluesja e kompanisë për shëndetin dhe stilin e jetës “Goop”, po vendos bujtinën e saj në Kaliforni në Airbnb, falas.

Airbnb është një kompani amerikane që operon në internet, ku njerëzit mund të gjejnë shtëpi për qëndrime afatshkurtra dhe afatgjata.

Bujtina e Paltrow do të jepet për banim më datën 9 shtator, ndërsa rezervimet nisin nga 15 gushti.

“Shtëpia në Montecito është streha ime për pushim dhe qartësi mendore. Shkoj atje për t’u rimbushur, për të ëndërruar për atë që po ndërtojmë në Goop dhe për t’u rilidhur me familjen dhe miqtë e mi të çmuar“, thotë aktorja.

Paltrow do të jetë aty për të përshëndetur mysafirët e saj pas mbërritjes për qëndrim./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme