Largimet në masë nga qeveria britanike, emërohen 10 ministra të rinj

Botë | 4 vite më parë

Downing Street sapo ka publikuar një listë të ministrave që ka emëruar pas shumë dorëheqjesh në ditët e fundit. Boris Johnson ka dhënë dorëheqje për shkak të presioneve nga kabineti i tij qeveritar dhe do të ushtrojë detyrën e kryeministrit në mënyrë të përkohshme.

Johnson ka emëruar ministrat e rinj të cilët do të mbajnë postin deri në muajin tetor.

Ministrat e rinj janë:

Johnny Mercer do të jetë Ministër i Shtetit (Ministër për Çështjet e Veteranëve).

Graham Stuart do të jetë Ministër i Shtetit në Zyrën e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillim.

Stephen McPartland do të jetë Ministër i Shtetit (Ministri i Sigurisë) në Ministrinë e Brendshme.

Tom Pursglove do të jetë Ministër i Shtetit së bashku në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë

James Heappey do të jetë Ministër Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes.

Maria Caulfield o të jetë Ministre e Shtetit në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

Paul Scully do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Marcus Jones do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Matt Warman deputet do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport.

Trudy Harrison do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin e Transportit.

Edëard Timpson CBE MP do të jetë avokat i përgjithshëm

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme