Lavrov largohet nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u largua nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi akuzoi aleatët e perëndimorë të Ukrainës për “mosndëshkim” të Kievit për situatën në Donbas.

Ukraina dhe aleatët e saj po përpiqeshin të “na impononin një narrativë krejtësisht të ndryshme rreth agresionit rus”, argumentoi Lavrov.

Lavrov ishte gati një orë e gjysmë me vonesë për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dukej se donte të largohej sapo të mbaronte së foluri.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly foli në mbledhjen e këshillit pas fjalimit të Lavrov, ku tha se Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Ukrainën gjatë gjithë rrugës dhe për aq kohë sa duhet.

“Ai është larguar nga dhoma, nuk jam i befasuar, nuk mendoj se zoti Lavrov dëshiron të dëgjojë dënimin kolektiv të këtij këshilli”, tha ai./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme