Lazerët zbulojnë një zonë masive të fisit Maya të fshehur nën pyllin tropikal

Gjeologët në Guatemalën veriore kanë zbuluar një vend masiv Maya që shtrihet përafërsisht 1700 kilometra katrorë dhe daton në periudhën e Mesme dhe të Vonë Preklasike (afërsisht 1000 p.es deri në 250 p.es).
Gjetjet ishin rezultat i një sondazhi ajror që studiuesit kryen nëpërmjet aeroplanit duke përdorur lidar (zbulimi i dritës dhe diapazoni), në të cilin lazerët rrezatohen dhe drita e reflektuar përdoret për të krijuar imazhe ajrore të një peizazhi. Teknologjia është veçanërisht e dobishme në zona të tilla si pyjet tropikale të pellgut Karst Mirador-Calakmul të Guatemalës, ku lazerët mund të depërtojnë në mbulesën e trashë të pemës.

Duke përdorur të dhënat nga skanimet, ekipi identifikoi më shumë se 1000 vendbanime në rajon, të cilat ishin të ndërlidhura nga 160 kilometra rrugë që fiset Maya ka të ngjarë ta përshkonin në këmbë. Ata zbuluan gjithashtu mbetjet e disa platformave dhe piramidave të mëdha, së bashku me kanalet dhe rezervuarët e përdorur për grumbullimin e ujit, sipas një studimi, i cili u botua në revistën Ancient Mesoamerica.
Studiuesit kanë përdorur edhe më parë lidar për të skanuar vendet e fiseve Majave në Guatemalë. Në vitin 2015, një nismë e quajtur Projekti i Basenit të Miradorit kreu dy sondazhe në shkallë të gjerë në pjesën jugore të pellgut, duke u fokusuar në qytetin antik të El Mirador. Ky projekt çoi në hartimin e 1703 km katrorë të këtij seksioni të vendit, sipas studimit. Studiuesit shpresojnë se teknologjia lidar do t’i ndihmojë ata të eksplorojnë pjesë të Guatemalës që kanë mbetur një mister për shekuj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




