Letra bombë në Ekuador, “Mesazhi i qartë për të heshtur gazetarët”

Gazetarët në të gjithë Ekuadorin janë shënjestruar nga mjetet shpërthyese të dërguara përmes postës. Prezantuesi, Lenin Artieda, u plagos kur hapi zarfin në mes të redaksisë.
Ai tha se pajisja shpërthyese dukej si një USB drive. Ai e futi atë në kompjuterin e tij dhe shpërtheu. Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit konfirmoi se kishte hapur një hetim terrorizmi mbi letrat e postuara.
Ai nuk përmendi organet specifike të lajmeve të synuara. Megjithatë, letrat iu dërguan të paktën pesë stacioneve të ndryshme anembanë Ekuadorit.
Qeveria ka dënuar sulmet, duke e përshkruar lirinë e shprehjes si “një të drejtë që duhet respektuar”.
Ministri i Brendshëm, Juan Zapata, tha se pajisjet ishin dërguar të gjitha nga i njëjti qytet. Tre u dërguan në media në Guayaquil dhe dy në kryeqytet, Quito.
Ndërsa z. Artieda u plagos nga pajisja, letrat e tjetra të dërguara përmes postës nuk shpërthyen ose nuk u hapën kurrë.
Guayaquil, qyteti i dytë më i madh i Ekuadorit, ku u dërguan tre nga eksplozivët, ka përjetuar nivele dramatike dhune citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




