Lezha nis fushatën e vaksinimit, qytetarët tregojnë interes të lartë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal
Lezha nis fushatën e vaksinimit, qytetarët tregojnë interes të lartë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur edhe në Lezhë. Që prej 22 shtatorit, vaksina është vënë në dispozicion në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit dhe të fshatrave. Interesi i qytetarëve, kryesisht i moshës së tretë, është i lartë.
Vaksina është një masë efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe për të parandaluar komplikimet e mundshme, thotë drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Elson Frroku.
“Fushata po vijon në dy drejtime, drejtimi i parë është komunikim, sensibilizim me të gjithë grupmoshat e riskuara, por jo vetëm. Gjithashtu është dhe krijimi i të gjitha aksesueshmërisë për ta kryer vaksinën në ambiente ku ata munden që të aksesojnë më afër. Interesi është i dukshëm dhe në fakt i matshëm, sepse nëse flasim për të njëjtën kohë, për të njëjtat data dhe për të njëjtën periudhë kemi një rritje mbi 25% më shpejt të aplikimit të vaksinave, deri në këtë moment që po flasim”, tha Frroku.
Edhe qytetarët shprehen se vaksinimi është një nga mënyrat më të mira për ta përballuar gripin sezonal.
“Është e domosdoshme, jemi pensionistë, jemi dhe të sëmurë kronikë dhe ndaj i bëjmë parapritë. E kam bërë dhe vjet dhe kam qenë mirë”, tha pensionistja.
Deri tani, në Lezhë kanë mbërritur rreth 6 mijë doza vaksinash, të cilat konsiderohen një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




