Lideri i ri i Hamasit, fantazma Sinwar jeton në tunele i veshur si grua. Gjuetia e tij është e pamëshirshme

Botë | 2 vite më parë

Gjuetia e Izraelit për Yahya Sinwar, njeriun “e pamëshirshëm” të Iranit vazhdon pa u ndalur.

 Eliminimi i tij do të ishte goditja përfundimtare për udhëheqjen e Hamasit.

Por nuk është aspak e dukshme, as nuk është një operacion i thjeshtë.

Sinwar është bërë një lloj fantazmë. Ai nuk është shfaqur kurrë në publik, rrallëherë ka lëshuar mesazhe për ndjekësit e tij dhe ka dhënë pak të dhëna se ku mund të jetë.

Gjatë javëve të para të luftës, inteligjenca izraelite dhe zyrtarët ushtarakë besojnë se Sinëar jetonte në një labirint tunelesh nën qytetin e Gazës.

Ai përdori shumë hile për të shpëtuar. Ai gjithashtu “vishej si grua” në mesin e popullsisë së Rripit gjatë periudhës së kaluar jashtë.

Kështu ka shkruar gazeta britanike Daily Express. Edhe pse tani ekziston një besim i fortë se udhëheqësi i Hamasit është i fshehur në tunelet e Khan Yunis.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kishte kërkuar, për shembull, që të mbahet energjia elektrike aktive në Gaza për ta bërë më të lehtë zbulimin e tij kur ai komunikonte nëpërmjet pajisjeve elektrike.

Në fund të dhjetorit, Gallant u mburr para gazetarëve se Sinwar “ndjen buldozerët e IDF mbi të dhe së shpejti do të ndeshet me tytat e pushkëve tona”.

Por misteri i vendndodhjes së tij vazhdon. New York Times raportoi se ai mund të ketë lënë disa nga tunelet ku ishte fshehur në disa raste gjatë vitit të kaluar, dhe më pas ka ikur te të tjerët për t’i shpëtuar gjuetisë së Izraelit.

“Sinwar thuhet gjithashtu se nuk i beson më komunikimeve elektronike sepse ai ka frikë se ushtria izraelite do ta zbulojë vendndodhjen e tij dhe do ta vrasë atë”, raportoi faqja e lajmeve emirate Al-Ain.

Është bërë pothuajse e pamundur gjetja e tij pasi ai mbështetet vetëm te informatorët. Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katar konfirmuan gjithashtu se tani është më e vështirë të komunikosh me të. “Sinwar nuk qëndron në tunele apo zona nëntokësore për më shumë se 24-36 orë në të njëjtën kohë. Ai e di se nëse bëhet një gabim ose nëse gjejmë burime që na tregojnë se ku është, ai duhet të lëvizë, për të parandaluar që ai gabim të bëhet fatal për të,” shpjegoi një zyrtar izraelit. Por mjetet e përdorura për ta gjetur janë ndër më të sofistikuara.

Asetet izraelite brenda Gazës janë gjithashtu të pajisura me komplete të menjëhershme të ADN-së, të cilat ata i përdorin për të dyshuarit duke marrë një pikë gjaku gjatë një shtrëngimi duarsh në dukje të pafajshëm. Gjaku mund të analizohet në momente dhe identiteti të konfirmohet menjëherë.

Një shpërblim bujar është ofruar gjithashtu për këdo që ofron informacion të dobishëm për kapjen e tij. Dhe gazeta Asharq al-Awsat raportoi se kreu i ri i Hamasit këmbëngul që marrëveshja për t’i dhënë fund luftës në Gaza përfshin që t’i kursehet jeta.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme