Liqenet më të thellë në botë

Edhe pse sot mund të studiojmë trupat ujorë me një sërë mjetesh të teknologjisë së lartë përfshirë sonarët, kamerat në distancë dhe nëndetëset miniaturë magjepsja e liqeneve dhe ndjenja e misterit mbeten. Kjo listë numëron disa liqenet më të thellë në Tokë.

Krateri i Liqenit, Shtetet e Bashkuara, thellësia 594 metra
Lake Crater është një liqen vullkanik i vendosur në jug të Oregonit në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara. Përveçse është atraksioni kryesor i parkut kombëtar homonim, ai është i famshëm për ngjyrën e tij blu intensive dhe për pastërtinë e ujërave.

Liqeni Great Slave Lake (i Madh i Skllevërve), Kanada, thellësia 614 metra
Great Slave Lake është një pellg liqeni në veriperëndim të Kanadasë, i vendosur në Territoret Veriperëndimore. Sipërfaqja e liqenit mbetet të paktën pjesërisht e ngrirë për rreth tetë muaj të vitit. Gjatë dimrit trashësia e akullit është e mjaftueshme për të lejuar kalimin e mjeteve me kapacitet të konsiderueshëm.

Liqeni Issyk-Kul, Kirgistan, thellësia 668 metra
Ysyk-Köl ose Issyk-Kul është një liqen i kripur i vendosur në Kirgistan, i cili formon një trup të madh uji midis maleve Küngey Alatau në veri dhe Terskey Alatau në jug, pjesë e vargmalit Tian Shanmountain. Emri i përkthyer do të thotë “liqen i nxehtë”.

Liqeni Malawi, Malavi – Mozambik – Tanzani, thellësia 700 metra
Liqeni Malavi ose Liqeni Niassa është liqeni i tretë më i madh në Afrikë dhe i nënti më i madhi në botë. Është liqeni më jugor i Luginës së Riftit të Madh. Ai përbën një pjesë të madhe të kufirit midis Malawi-t dhe Mozambikut, dhe pjesërisht prek Tanzaninë.

Liqeni O’Higgins-San Martín, Argjentinë – Cila, thellësia 836 metra
Liqeni O’Higgins-San Martín ndodhet në Patagoni dhe ndahet midis Argjentinës dhe Kilit.

Liqeni Vostok, Antarktida Lindore, thellësia rreth 900/1000 metra
Liqeni Vostok ndodhet thellë në zonën akullnajore pranë bazës ruse Vostok, në Antarktidën Lindore, dhe është një liqen me ujë të ëmbël më i madhi nga më shumë se 70 liqene nënglaciale që shtrihen nën shtresën e akullit të Antarktidës.

Liqeni Tanganyika, thellësia 1470 metra
Liqeni Tanganica është një nga liqenet më të mëdhenj të Afrikës Lindore. Ndodhet në kufirin midis Tanzanisë, Republikës Demokratike të Kongos, Burundit dhe Zambisë. Është liqeni i dytë më i madh në thellësi dhe vëllim pas liqenit Baikal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




