Lituania shpall “non grata” diplomatin rus Sergey Ryabokon

Ministria e Jashtme e Lituanisë e ka shpallur “persona non grata” diplomatin më të lartë rus në vend, Sergey Ryabokon. Sipas një deklarate nga ministria, Ryabokon, i ngarkuari me punë në ambasadën ruse në Vilnius, i është dhënë “pesë ditë për t’u larguar nga vendi”.
“Veprimet dhe deklaratat e fundit” nga Ryabokon ishin “të papajtueshme me statusin e tij diplomatik dhe duhet të shihen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit pritës dhe, për rrjedhojë, shkelje e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme e Lituanisë gjithashtu protestoi ashpër kundër vendimit të Presidentit rus të 30 shtatorit për të aneksuar ilegalisht rajonet ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, pjesë të të cilave ishin të pushtuara përkohësisht nga Rusia. Lituania dëboi ambasadorin rus në Vilnius në prill dhe tërhoqi ambasadorin e saj, pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e civilëve në qytetin Bucha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




