Londër – U ndodh në mes të një sherri, gruaja goditet me thikë, arrestohen tre persona

Botë | 2 vite më parë

Një grua u godit me thikë në Londër, pasi u përfshi në një sherr. Ngjarja ndodhi gjatë eventit të quajtur “Notting Hill Carnival”, ndërsa sipas “Sky News” gruaja ishte ndodhur në mes të një sherri mes dy grupeve.

Në pranga janë vënë 3 persona, teksa nuk dihet nëse janë të njohur të gruas që ka mbetur e plagosur. Ajo është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Notting Hill Carnival” zhvillohet çdo vit në Londër nga 25 gushti deri më 26 gusht, ndërsa edhe vitin e kaluar pesë persona u plagosën me thikë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme