Lufta/Gjermania do të dërgojë Leopard 2, Stoltenberg: Ndihmojnë Ukrainën të fitojë

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë e cila po përballet me agresionin rus. Në një postim në Twitter, Stoltenberg shkruan se sipas tij, ky vendim pritet të përcaktojë rezultatin e luftës në Ukrainë, në favor të kësaj të fundit.

“Në një moment kritik të luftës së Rusisë, këto mund të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të fitojë dhe të mbizotërojë si një komb i pavarur”, shkruan Stoltenberg.

Gjermania ka vendosur dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, duke lejuar edhe vendet e tjera (si Polonia) të bëjnë të njëjtën gjë.  Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vendosur të dërgojë të paktën një kompani tankesh Leopard 2 A6. Një kompani përbëhet zakonisht nga 14 tanke, të njëjtin numër Leopard që Polonia dëshiron të dërgojë në Ukrainë, dhe të njëjtin numër tankesh Challenger 2 që Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar tashmë në Ukrainë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme