Lufta Izrael- Hamas, kreu i Mosadit në Katar për bisedime mbi armëpushimin

Botë | 2 vite më parë

Kreu i agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, David Barnea, raportohet se ka udhëtuar i vetëm në Doha për të takuar kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, teksa po krijohen sërish mundësitë për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Kjo duket të jetë një lëvizje paraprake në kuadrin e një serie diskutimesh që synojnë të kapërcejnë hendekun midis qeverisë izraelite dhe Hamasit.

Gjasat për një marrëveshje erdhi pasi Hamasi u përgjigj ndaj propozimit që Presidenti Biden paraqiti disa javë më parë.

Çelësi i këtij formulimi ishte shtyrja e asaj që prej kohësh dukej si pengesa kryesore në pranimin e një marrëveshjeje nga secila palë – kërkesa nga Hamasi që duhet të kishte një armëpushim të përhershëm dhe kundërkërkesa e Izraelit që duhet të kishte lirinë për të rifilluar luftimet në Gazë nëse është e nevojshme.

Saktësisht çfarë ka paraqitur Hamasi nuk është bërë ende publike. Por përgjigja izraelite duket shumë më pozitive se në raste të tjera në shtatë muajt e fundit.

Një burim në ekipin negociator të Izraelit tha se propozimi i paraqitur nga Hamasi përfshinte një “përparim shumë domethënës”, transmeton BBC.

Ka indikacione se kjo mund të jetë se Hamasi ka pranuar pikën kyçe të propozimit të shpallur nga Presidenti Biden – që do të lejonte negociatat për të arritur qëllimin e tij për një fund të përhershëm të luftës përmes fazës së parë gjashtë-javore të armëpushimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme