Lufta me Rusinë/ BE arrin marrëveshjen: 1 mld euro ndihmë për Ukrainën

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për të ndihmuar Ukrainën me një paketë prej 1 miliard eurosh.
Kjo marrëveshje e Bashkimit Evropian ishte planifikuar të realizohej që në muajin mars, por u pengua për shkak të mosmarrëveshjeve midis vendeve.
Përveç skemës prej 1 miliard eurosh për blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën ndërsa përgatitet për një kundërsulm kundër Rusisë, Komisioni Evropian ka nisur gjithashtu një plan për të përdorur më shumë se 500 milionë euro për të ndihmuar kompanitë evropiane të armëve të përmirësojnë pajisjet dhe të rrisin kapacitetin e tyre të prodhimit.
Lëvizjet e sotme janë pjesë e një plani me tre pista për t’i siguruar Ukrainës një milion predha dhe raketa brenda një viti.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili më parë paralajmëroi se “kostoja e mosveprimit matet me jetë njerëzore”, përshëndeti vendimin e sotëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




