Lufta me Rusinë/ Kompania amerikane gati të prodhojë 14 sisteme anti-drone “Vampire” për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Kompania amerikane L3Harris Technologies ka marrë një kontratë prej 40 milionë dollarësh të Departamentit të Mbrojtjes (DoD) për të ofruar 14 sisteme raketore “VAMPIRE” për të forcuar mbrojtjen e sigurisë së Ukrainës.

Përmes një deklarate për mediat kompania ka theksuar se “VAMPIRE” do të lejojë forcat tokësore të Ukrainës të synojnë dhe të rrëzojnë dronët rusë dhe të mbrohen kundër kërcënimeve tokësore të ushtarëve të Putinit.

“Ne kemi investuar në prokurim, testim dhe certifikim që nga gushti, kështu që prodhimi i VAMPIRE mund të fillojë pa vonesë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim një partner strategjik të SHBA-së me një aftësi të fuqishme, ndërsa populli i Ukrainës vazhdon të mbrojë vendin e tij”, ka thënë zyrtari i L3Harris, Luke Savoie./rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme