Lufta me Rusinë/ Kryeministrja finlandeze: Mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme

“Finlanda do të mbështesë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka ripërsëritur kryeministrja finlandeze Sanna Marin teksa fliste në Forumin vjetor Ekonomik Botëror në Davos.
“Unë mendoj se i vetmi mesazh që duhet të dërgojmë është se ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një vit, dy vjet, pesë vjet, 10 vjet, 15 vjet, “tha Marin.
Në vitin 2022, qeveria finlandeze shpenzoi 300 milionë euro për mbështetjen ndaj Ukrainës, rreth 190 milionë euro prej tyre për blerjen e pajisjeve mbrojtëse.
Nga ana tjetër edhe Britania tha se do t’i dhuronte Kievit 14 tanke Challenger 2, por ky numër është shumë nën minimumin 100 që ekspertët kanë thënë se do të nevojiteshin për të lejuar forcat e Ukrainës të arrijnë një përparim kundër Rusisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




