Lufta me Rusinë/ Zelensky: Duam të hyjmë në NATO, SHBA të na mbrojë ashtu siç bën me Izraelin

Botë | 3 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shpreson që Ukraina të marrë garanci sigurie nga SHBA-të, të ngjashme me ato që gëzon Izraeli.

Në një intervistë për mediat ukrainase, Zelensky tha se garancitë e sigurisë përfshijnë një mburojë prej SHBA-ve ashtu siç ndodh me Izraelin.

Zelensky vuri në dukje se garanci të tilla do të vijnë përmes procesit të pranimit të Ukrainës në NATO si dhe përmes një marrëveshjeje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara.

“Ne ndoshta do të kemi një model të ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, si modeli izraelit, ku kemi armë, teknologji, trajnime, financa, etj. Diçka si Izraeli ka, por ne kemi një armik tjetër,” tha Zelensky.

Një marrëveshje e tillë nuk do të varet nga kush ishte në Shtëpinë e Bardhë, tha Zelensky, pasi do të miratohej nga Kongresi, transmeton CNN. 

SHBA-të dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshje të shumta sigurie që nga themelimi i shtetit të Izraelit, dhe SHBA garanton atë që quhet avantazh Ushtarak Kualitativ për Izraelin në krahasim me forcat e tjera në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme