Lufta me Rusinë/Zelensky thotë se SHBA-ja ka premtuar se ndihma ushtarake do të jetë “konstante”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka marrë garanci nga Uashingtoni se ndihma ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të jetë “konstante dhe e pandërprerë”. “Është bërë e qartë se Amerika do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë konstante dhe të pandërprerë që na duhet për mbrojtjen tonë”, tha Zelensky pas takimit në Bruksel me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi pak kohë pasi ai u bëri thirrje aleatëve që ta armatosnin vendin e tij në mënyrë që të mund Kievi të mund ti bëjë ballë sulemeve ruse në stinën e dimrit. Lideri ukrainas tha se me sekretarin Austin ka biseduar se si të forcohen aftësitë mbrojtëse të Ukrainës, veçmas sa i përket “dronëve dhe raketave”.“Jam mirënjohës ndaj të gjithë partnerëve për gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për të ndihmuar mbrojtjen tonë”, tha presidenti ukrainas. Zelensky tha se fokusi i shtetit të tij është që të forcojë mbrojtjen ajrore.
Shtetet perëndimore e kanë ndihmuar Ukrainën me armë të ndryshme që kur nisi lufta. SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës, pasi deri më tani i ka dërguar ndihma ushtarake në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.
Gazetar A. Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




