Lufta në Ukrainë/ BE arrin marrëveshjen për blerjen e municioneve për të ndihmuar Kievin

Bashkimi Europian ka finalizuar planin që parashikon blerjen e municioneve nga vendet anëtare për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus.
Suedia, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, njoftoi se ambasadorët miratuan vendimin për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase me një miliard euro për furnizimin e përbashkët me municione dhe raketa.
Ndërkohë, shefi i inteligjencës së NATO-s , David Cutler ka shprehur shqetësimin se ka një probabilitet të lartë të sabotimit të kabllove nënujore nga Rusia, me qëllim që të “dënohet” Perëndimi për mbështetjen që i jep Ukrainës.
Sipas Reuters, thuhet se ka shqetësime të forta si për Evropën ashtu edhe për Amerikën e Veriut.
“Ekzistojnë shqetësime të forta se Rusia mund të synojë kabllot nënujore dhe infrastrukturën tjetër kritike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në hakmarrje ndaj vendeve që ofrojnë ndihmë për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.
“Rusët janë më aktivë sesa i kemi parë në vite në këtë zonë,” tha ai, duke shtuar se Rusia po harton infrastrukturën si në tokë ashtu edhe në det , kryesisht në Atlantik./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




