Lufta në Ukrainë, dy persona humbin jetën pas sulmeve ruse në Zaporizhzhia

Botë | 4 vite më parë

Dy persona humbën jetën këtë të diel në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës, pasi forcat ruse goditën një pallat rezidencial në qytet. Viktimat ishin një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11 vjeçare, ndërsa shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se gruaja dhe nëna e viktimave është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.

Sekretari i këshilli të qytetit, Anatoliy Kurtev, tha se dy raketa kishin shkatërruar gjatë sulmit që u ndërmor nga rusët gjatë natës.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, 31 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre në Ukrainë pas ndërmarrjes së një operacioni për t’i kthyer ata nga Rusia ose Krimea e pushtuar nga rusët. Kievi thotë se rreth 19500 fëmijë janë marrë nga rusët që nga fillimi i luftës, çka e cilëson deportim të jashtëligjshëm të tyre.  Moska ka mohuar se ka rrëmbyer fëmijë dhe thotë se i ka larguar ata nga qytetet e tyre për të garantuar sigurinë e tyre.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme