Lufta në Ukrainë/ Grupi mercenar rus, Wagner deklaron se do të largohet nga vija e frontit

Botë | 4 vite më parë

Grupi kryesor mercenar i Rusisë ka njoftuar se do të tërheqë trupat nga vija e frontit në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha në një postim në Telegram se do të tërheqë forcat e tij më 10 maj, duke rrezikuar atë që prej kohësh ka qenë objektivi kryesor i Rusisë në përpjekjen e saj për të shkatërruar fqinjin e saj.

“Djemtë e mi nuk do të pësojnë humbje të padobishme dhe të pajustifikuara në Bakhmut pa municion“, tha Prigozhin.

Në njoftim thuhej se “burokratët” kishin frenuar furnizimet pavarësisht se e dinin se data e synuar e Wagner për të kapur qytetin ishte 9 maji, dita e përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Nëse, për shkak të xhelozisë suaj të vogël, nuk dëshironi t’i jepni popullit rus fitoren për të marrë Bakhmutin, ky është problemi juaj,” shtoi Prigozhin.

Bakhmut, të cilën Rusia e sheh si një hap shumë të rëndësishëm për të shkuar drejt qyteteve të tjera në rajonin e Donbasit të Ukrainës, është ende jashtë kontrollit të saj dhe ka qenë më intensivja e konfliktit, duke i kushtuar mijëra jetë nga të dyja palët në muaj të tërë lufte./ Reuters

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme