Lufta në Ukrainë, Kryeministri çek: Sanksionet e reja të BE nuk do të përfshijnë gazin rus

Bashkimi Evropian nuk do të përfshijë gazin rus në raundin e shtatë të sanksioneve kundër Moskës si pasojë e luftës në Ukrainë. Kështu ka deklaruar Kryeministri çek Petr Fiala duke shtuar se nëse kjo ndodh shumë vende anëtare do ta kenë të vështirë të përshtaten.
“BE-ja nuk do të zvogëlojë më tej importet e gazit nga Rusia pasi shumë vende anëtare nuk mund të përshtaten mjaft shpejt me një shkurtim të ri”, tha Fiala
BE po planifikon të propozojë një paketë të shtatë sanksionesh kundër Rusisë javët e ardhshme si pasojë e luftës së saj në Ukrainë.
Sanksionet mund të përfshijnë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe lista shtesë të individëve dhe subjekteve.
Rusia është përballur me një sërë sanksionesh ekonomike nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




