Lufta në Ukrainë/ Rusia: Bisedimet e paqes të vështira, nëse Perëndimi nuk njeh territoret e aneksuara

Refuzimi i Perëndimit për të njohur “territoret e reja” të marra nga Ukraina i bën bisedimet e paqes më të vështira, kështu ka deklaruar Moska, pasi Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ë ishte gati të takonte Vladimir Putin nëse i jepte fund luftës në Ukrainë.
Kremlini tha se ishte i hapur për negociata, por jo për kërkesën e Perëndimit për t’u tërhequr nga Ukraina. Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Putin mbeti i hapur për bisedime që synojnë “të garantojnë interesat tona”.
“Por Moska sigurisht nuk është gati të pranojë kushtet e SHBA-së. Çfarë tha në fakt Presidenti Biden? Ai tha se negociatat janë të mundshme vetëm pasi Putin të largohet nga Ukraina. Ai e ndërlikoi kërkimin e një baze të ndërsjellë për bisedime, pasi SHBA nuk njohu territoret e reja”, tha ai.
Në fund të shtatorit, presidenti Putin shpalli katër rajone ukrainase si pjesë të Rusisë, por ndërsa forcat ruse në Ukrainën lindore po pushtojnë pjesën më të madhe të Luhanskut, pushtimi i tyre në Donetsk ka ngecur./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



