Lufta në Ukrainë/ Scholz: Rusia ka dështuar në qëllimet e saj imperialiste ndaj Perëndimit

Botë | 4 vite më parë

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Rusia ka dështuar në qëllimet e saj imperialiste kundrejt Perëndimit.

Scholz nisi fjalimin duke nderuar të vdekurit pas rrëzimit të helikopterit në Ukrainë, ku humbi jetën edhe ministri ukrainas i Brendshëm, Denys Monastyrsky. Ndërsa theksoi se Rusia ka nisur një “luftë imperialiste këtu në pragun tonë në Evropë” dhe ukrainasit po vuajnë “pasojat e tmerrshme”.

Kancelari gjerman vuri në dukje se aleanca e Perëndimit po i ofron mbështetje të gjerë financiare, humanitare dhe ushtarake.

“Ukraina po mbrohet me sukses të madh dhe guxim mbresëlënës. Një aleancë e gjerë ndërkombëtare e udhëhequr nga G7 po i ofron vendit mbështetje financiare, ekonomike, humanitare dhe ushtarake”, është shprehur Scholz.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme