Lufta në Ukrainë/ SHBA: E shohim me shqetësim partneritetin Rusi-Kinë

ZëvendësSekretarja e Shtetit, Wendy Sherman ka deklaruar sot Shtetet e Bashkuara e shohin me shqetësim në rritje partneritetin midis Kinës dhe Rusisë, si dhe mbështetjen e Kinës për pushtimin rus të Ukrainës.
“Vlerësimi im është se Republika Popullore e Kinës po përpiqet të rrisë pozicionin e saj në komunitetin ndërkombëtar duke thënë se është e gatshme të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë për t’i dhënë fund këtij pushtimi të tmerrshëm. Dhe në të njëjtën kohë, ata janë të përkushtuar ndaj partneritetit të tyre pa kufi me Rusinë. Dhe ne sigurisht e shohim me shqetësim partneritetin dhe mbështetjen e Kinës për këtë pushtim”, u shpreh Sherman.
Ajo shprehu gjithashtu shqetësimin për partneritetin e Rusisë me Iranin dhe Korenë e Veriut.
“Ukrainasit do të sjellin një dështim strategjik për Putinin. Dhe kjo do të krijojë shumë probleme për ata që po mbështesin këtë pushtim,” tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




