Lufta në Ukrainë/ Sulm me dronë ndaj qytetit të Sevastopolit në gadishullin e aneksuar të Krimesë

Botë | 4 vite më parë

Flota ruse e Detit të zi ka zmbrapsur një sulm me dronë që u ndërmorr mëngjesin e kësaj të hëne (24 prill) ndaj qytetit port të Sevastopolit në gadishulline e Krimesë së aneksuar nga Rusia.

“Sipas nformacioneve më të fundit, një dron u shkatërrua, ndërsa tjetri shpërtheu vetë. Qyteti është tashmë i qetë por të gjitha forcat dhe shërbimet janë në gadishmëri, nuk ka patur dëme”, u shpreh në aplikacionin telegram Mikhail Razvozhaev, guvernatori I qytetit, i mbështetur nga Moska.

Sevastopoli, sëbashku me pjesën tjetër të gadishullit të Krimesë, u shpallën të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, por ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Ukrainës.

Nga Ukraina ndërkohë nuk ka patur ndonjë reagim për sulmin me dronë, ndërkohë që Kievi zakonisht nuk pretendon përgjegjësi për sulme të ndërmarra brenda Rusisë apo në territori të Ukrainës që kontrollohen nga rusët.

Hera e fundit që u dëgjuan shpërthime ne Sevastopol ishte në muajin shkurt, kur Razvozhaev tha se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kishin eliminuar një dron mbi termocentralin e Balaklavës. 

Ndërkohë, në muajin tetor një shpërthim dëmtoi urën e Kerch-it që lidh Krimenë me Rusinë, dhe e cila është e një rëndësie të veçantë logjisitke për trupat ruse që ndodhen në jug të Ukrainës.

Gazetare: Elda Pepa 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme