Lufta në Ukrainë/ Zelensky mund të vizitojë Gjermaninë në maj

Botë | 4 vite më parë

Zelensky mund të vizitojë Gjermaninë në maj, për herë të parë që nga fillimi i operacionit ushtarak

Megjithatë, situata në zonën e konfliktit mund të ndërhyjë në udhëtim, shkruan gazeta Bild. 

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky mund të vizitojë Gjermaninë në maj për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Bild duke cituar burime në qarqet qeveritare.

Sipas burimeve të Bild, Zelensky mund të marrë pjesë personalisht në prezantimin e çmimit “Charlemagne” në qytetin Aachen në Gjermaninë perëndimore më 14 maj.

Përgjatë udhëtimit të tij drejt Gjermanisë, Zelensky do të ketë një komunikim nga zonat e konfliktit përmes videos.

Që nga fillimi i operacionit special ushtarak, Zelensky ka vizituar tashmë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Poloninë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme