Lufta/ Truss: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën, derisa të fitojë luftën me Rusinë”. Kështu u shpreh Kryeministrja e re Liz Truss.
“Në këtë moment kritik të luftës, unë premtoj se do të ruajmë ose rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të triumfojë” , theksoi Trass.
Nga ana e tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell premtoi të vendosë sanksione shtesë nga 27-të kundër Rusisë pas asaj që ai e quajti një “përshkallëzim të ri” të luftës në Ukrainë nga presidenti rus Vladimir Putin.
Pas takimit të jashtëzakonshëm jozyrtar të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbrëmë, Borrell u tha gazetarëve se “ne kemi vendosur të shqyrtojmë sa më shpejt të jetë e mundur masa shtesë kufizuese kundër Rusisë në koordinim me partnerët ne”.
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi rekrutim të pjesshëm në vendin e tij për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pritet të mobilizohen 300 mijë rezervistë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




