Lufta/ Ukraina sulmon me dron cisternën ruse në Detin e Zi

Një cisternë ruse me 11 anëtarë të ekuipazhit është goditur në një sulm ukrainas në Detin e Zi. Pretendimet janë bërë nga autoritetet ruse, që deklaruan se dhoma e motorit të anijes ishte dëmtuar gjatë sulmit të ndodhur natën, në ngushticën e Kerçit. Nga sulmi, sipas Rusisë, nuk pati persona të lënduar.
Ukraina nuk ka komentuar publikisht, por BBC, teksa citon një burim ukrainas, shkruan se në sulm ishte përdorur një dron detar.
Dronët detarë, janë anije të vogla pa pilot që veprojnë në ose nën sipërfaqen e ujit. Hulumtimi nga BBC sugjeron se Ukraina ka kryer disa sulme me drone detare. Ngushtica e Kerçit lidh Detin e Zi dhe Detin Azov, duke ndarë Krimenë, gadishullin e Ukrainës të aneksuar nga Moska në 2014, dhe gadishullin Taman të Rusisë.
Sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës, operacioni i së shtunës u krye gjithashtu së bashku me marinën ukrainase dhe se ishin përdorur 450 kg eksploziv. Cisterna ishte e ngarkuar me karburant.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




