M1 Abram në Ukrainë? Biden u drejtohet sot pasdite amerikanëve, zyrtarët: Mund të dërgohen 30 tanke

Botë | 4 vite më parë

Presidenti Joe Biden do t’u drejtohet amerikanëve këtë pasdite nga Shtëpia e Bardhë pasi pritet që SHBA të dërgojë në Ukrainë tanket M1 Abram.

Më parë, administrata e tij ka hezituar të dërgojë tanket, por zyrtarët amerikanë u thanë gazetarëve të martën se atje priten të dërgohen 30 tanke, megjithëse ata paralajmëruan se ende po punonin për detajet.

Sipas zyrtarëve amerikanë, tanket nuk kanë gjasa të arrijnë për shumë muaj dhe nuk janë për luftime afatshkurtra.

Një zëdhënës i Pentagonit nuk pranoi të konfirmonte se SHBA do të dërgonte tanke.

SHBA ka shmangur dërgimin e automjeteve të veta M1 Abrams – tanket më të avancuara të vendit, për shkak të shqetësimeve se si Ukraina do t’i mirëmbajë ato duke qenë se janë  automjete të teknologjisë së lartë dhe që kërkojnë trajnim të një niveli të lartë për t’i përdorur.

Vendimi vjen pas një takimi të vendeve të NATO-s javën e kaluar, gjatë të cilit Gjermania thuhet se shprehu hezitimin për të siguruar tanket e saj Leopard 2, vetëm nëse SHBA do pranonte të dërgonte tanket M1.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme