Madonna në gjendje të mirë shëndetësore, shpall datat e riplanifikuara për turneun e saj Celebration

Këngëtarja e famshme, Madonna ka shpallur datat e riplanifikuara për turneun e saj botëror, pasi deklaroi se është shëruar nga një infeksion bakterial, prej të cilit ajo qëndroi disa ditë në kujdes intensiv.
Turneu Celebration tani do të nisë në Londër më 14 tetor. Shumica e datave në SHBA janë shtyrë në vitin 2024, me disa anulime.
Turneu fillimisht ishte planifikuar për të festuar 40-vjetorin e single-it të Madonna-s, Holiday. E quajtur Turneu Celebration, shënon rikthimin e saj në arena dhe stadiume.
Pas Londrës, shfaqja do të udhëtojë në Francë, Itali, Danimarkë, Portugali dhe Gjermani përpara se të kthehet në Londër për dy koncerte të tjera në dhjetor.
Madonna njoftoi turneun Celebration në janar dhe filloi provat në prill. Megjithatë, vetëm disa javë para natës së hapjes, menaxheri i saj dha lajmin se ajo po trajtohej në spital për një infeksion “serioz” bakterial.
Në një mesazh për fansat muajin e kaluar, ylli tha se ishte “me fat që ishte gjallë” dhe falënderoi familjen e saj për mbështetjen e tyre./BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




