Manaj: Duam vendin e parë në grup! Mungesat e Brojës e Bajramit? Futbolli është me momente

Kombëtarja | 50 minuta më parë

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të 4 ndeshjeve të Nations League, që luhen në shtator dhe tetor. Trajneri Maran, pasi shpalli listën e kuqezinjve të grumbulluar për sfidat me Bjellorusinë, San Marinon dy herë dhe Finlandën, nis sot punën në terren me të tijtë.

Sulmuesi Rey Manaj, i cili doli në konferencë shtypi bashkë me mesfushorin Ylber Ramadani, theksoi mes të tjerash se objektivi është vendi i parë në grupn 1 të Ligës C. Ai u shpreh se Shqipëria e vërtetë do të duket në këto ndeshje.

“Miqësoret e fundit janë ndryshe nga ndeshjet që do të luajmë tani. Ekipi i vërtetë do të jetë ky që do të shohim në Nations League, ku shpresoj të bëjmë më të mirën për të arritur vendin e parë në grup. Grupi vjen në një mment të mirë. Këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë besoj, trajneri ka bërë një punë të mirë, ka ardhur me shumë dëshirë këtu.

Rivaliteti për formacionin? Është gjë e mirë për Kombëtaren. Vijmë nga një moment i mirë dhe kjo është në të mirën e ekipit. Mungesat e Brojës dhe Bajramit? Futbolli është me momente, çdo lojtar që vjen këtu duhet të japë më të mirën”.

Ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare është ajo kundër Bjellorusisë, që luhet më 26 shtator në stadiumin “Air Albania”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme