Manjati ukrainas i drithërave u vra nga bombardimet ruse në Mykolaiv

Botë | 4 vite më parë

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij në granatimet “masive” ruse të qytetit jugor të Mykolaiv. Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa, vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë.

Vadatursky zotëronte Nibulon, një kompani e përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”. Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych, tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa. Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi, dhe është goditur vazhdimisht që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme