Marrëveshja e grurit me Ukrainën, Putin: Rusia mund të heqë dorë nëse nuk plotësohen kushtet tona

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin riafirmoi se Moska ka rënë dakord të zgjasë një marrëveshje që lejon eksportet e grurit ukrainas në tregjet globale vetëm për 60 ditë dhe mund ta heqë atë krejtësisht nëse nuk plotësohen kushtet e saj.

Putin theksoi se Rusia pret lehtësimin e eksporteve të produkteve të saj bujqësore si pjesë e një marrëveshjeje pakete.

“Një zbatim i drejtë dhe gjithëpërfshirës i marrëveshjes së grurit të Detit të Zi mund të sigurohet vetëm nëse merret parasysh qëndrimi ynë dhe në varësi të kësaj ne do të merremi me çështjen e pjesëmarrjes sonë të mëtejshme në të”, tha Putin. 

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e grurit korrikun e 2022 që i lejon Ukrainës të transportojë ushqime nga tre nga portet e saj të Detit të Zi. Marrëveshja 120-ditore u rinovua nëntorin e kaluar dhe Rusia ra dakord ta zgjasë atë përsëri kur skadoi mw 18 mars, duke vënë në dukje se ka pranuar vetëm një zgjatje prej 60 ditësh, raporton AP.

Çmimet e ushqimeve u rritën në nivele rekord pasi trupat ruse hynë në Ukrainë, duke ndihmuar në një krizë globale ushqimore të lidhur gjithashtu me efektet e vazhdueshme të pandemisë COVID-19 dhe faktorët klimatikë si thatësira.

Ndërprerja në dërgesat e drithërave të nevojshme për ushqimet kryesore në vende si Egjipti, Libani dhe Nigeria përkeqësoi sfidat ekonomike dhe la miliona njerëz të tjerë në varfëri ose pasiguri ushqimore. Sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, kriza la rreth 345 milionë njerëz të përballen me pasiguri ushqimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme