Marrëveshja/ Lirohen 215 ukrainas të burgosur, Putin i shkëmben me 55 rusë dhe aleatin e tij

Qindra ukrainas të mbajtur robër nga Rusia, janë liruar. 215 të burgosur ukrainas janë shkëmbyer me 55 rusë dhe aleatin e Presidentit Vladimir Putin, Viktor Medvedchuk.
Midis ushtarëve janë disa nga mbrojtësit e Azovstal, një fabrikë çeliku në Mariupol, ku Ukraina qëndroi për muaj të tërë në kushte të dëshpëruara kundër pushtimit rus.
“Presidenti Volodymyr Zelenskyy vendosi një detyrë të qartë: të kthejë heronjtë tanë. Rezultati: heronjtë tanë janë të lirë. Denys Prokopenko “Radis”, Serhiy Volynskyi “Volyn”, Svyatoslav Palamar, Denys Shlega, Oleg Khomenko – komandantët nga “Azovstal” – ata tashmë janë të sigurt. Ky është rezultat i marrëveshjeve personale midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit Erdogan. Rusët donin të na shantazhonin me jetën e tyre, por ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë me askënd”, tha Andrii Yermak, shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




