Marrja e vitaminës D çdo ditë mund të zvogëlojë shanset për tu sëmurë nga demenca

Marrja e përditshme e vitaminës D ul shanset e zhvillimit të demencës, veçanërisht te femrat.
Ekspertët besojnë se vitamina D mund të ndihmojë në reduktimin e krijimit të pllakave amiloide ku akumulimi i të cilave lidhet me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën.
Vitamina D vjen nga ushqimet të tilla si peshku, suplementet dhe ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve të diellit.
Lëkura e njerëzve të moshuar mund të jetë më pak efikase në konvertimin e dritës së diellit në vitaminë D, duke i bërë ata më të prirur të jenë të mangët dhe të varen nga burime të tjera.
Ekspertët besojnë se efektet më të mëdha tek gratë mund të jenë për shkak se nivelet e estrogjenit, i cili është i lidhur me aktivizimin e vitaminës D, bien gjatë menopauzës.
Kjo mund të çojë në efekte më të mëdha nga marrja e vitaminës, e cila shpesh u rekomandohet grave për shkak të lidhjeve me përfitime të tjera shëndetësore, siç është shëndeti i kockave.
Efektet e vitaminës D ishin gjithashtu dukshëm më të mëdha te njerëzit që nuk mbanin gjenin APOEe4, i njohur për të paraqitur një rrezik më të lartë për demencën e Alzheimerit, krahasuar me ata që nuk mbartin.
Vitamina D është e përfshirë në pastrimin e amiloidit në tru, akumulimi i të cilit është një nga shenjat dalluese të sëmundjes Alzheimer.
Studimet kanë zbuluar gjithashtu se vitamina D mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga akumulimi i një proteinë tjetër e përfshirë në zhvillimin e demencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




