”Mattel” prezanton Barbin e krijuar nga plastika e ricikluar në oqeane

Kuriozitete | 5 vite më parë

Kompania ”Mattel Inc” (MAT), prezantoi ”Barbie Loves the Ocean”, linja e parë e saj e kukullave të modës të bëra me plastikë të ricikluar nga oqeani.

Kjo risi është në përputhje me qëllimin e kompanisë për të arritur 100% plastikë të ricikluar, të bazuar në  prodhime bio në të gjitha produktet dhe paketimet e saj deri në vitin 2030.

Koleksioni përfshin tri kukulla, trupat e të cilave janë bërë nga 90% pjesë plastike të ricikluara të oqeaneve.

Barbie synon të arrijë 95% materiale të ricikluara ose të certifikuara dhe fibra druri të përdorura në paketime deri në fund të vitit 2021.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme