Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

Aktualitet | 10 muaj më parë

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Në seancë do të jetë Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i Metës dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

Një ditë më parë, Meta ankimoi në Apelin e Gjykatës së Posaçme vendimin e 5 janarit që e la atë në burg. Seanca për ankimimin e tij do të mbahet më 30 janar.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024. SPAK-u ka marrë të pandehur edhe Fatime Kryemadhin, nënën e saj Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Hetimi i SPAK-ut përfshiu tri çështje: aferën CEZ-DIA, lobimet e LSI-së në SHBA dhe verifikimin pasuror të familjes Meta-Kryemadhi.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme