Mbajti dokumentet sekrete në vilën e tij, gjykata e Floridës rrëzon akuzat ndaj Donald Trump

Gjykata e Floridës ka rrëzuar çështjen penale në lidhje me dokumentet e klasifikuara që u gjetën në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago, ku ish-presidenti ishte akuzuar për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara.
Kjo shënon një tjetër fitore ligjore të ish-presidentit amerikan në një kohë kur Donald Trump kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht pas atentatit ndaj tij ku mbeti i plagosur.
Distrikti amerikan me qendër në Florida, Aileen Cannon, i cili u emërua nga Trump, vendosi që këshilltari special Jack Smith, i cili drejton prokurorinë, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në rolin e tij dhe nuk kishte autoritetin për të ngritur çështjen.
Nga ana tjetër, ekipi i zotit Smith e ka kundërshtuar me forcë argumentin gjatë seancave dëgjimore përpara zonjës Cannon muajin e kaluar.
Çështja është hedhur poshtë vetëm pak muaj pasi Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që u dënua penalisht, teksa një juri e Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore.
Gjithashtu Trump u dënua edhe për blerjen e heshtjes së aktores së filmave për të rritur, , në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës, me të cilën kishte një lidhje intime.
Kur dolën në dritë provat se Trump kishte pasur lidhje intime me Stormy Daniels, ato përbënin një kërcënim për fushatën e tij presidenciale, dhe për këtë arsye ai urdhëroi avokatin e tij t’i paguante asaj një shumë prej 130 mijë dollarësh në mënyrë që ajo të mos fliste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



