Mbërrijnë anijet e para të huaja në portet e Ukrainës për të ngarkuar grurin

Botë | 4 vite më parë

Tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar produkte bujqësore, ndërsa Marina e Ukrainës është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt.

Kjo është bërë e ditur në Facebook nga shërbimi për shtyp i Marinës.

“Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Detit të Zi”, tha Marina.

Përdorimi i kanalit u bë i mundur me çlirimin e ishullit të gjarpërinjve nga pushtuesit rusë./ Corriere.it

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme