Mbështetje për ish-krerët e UCK-së, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë deklaratë kundër vendimit të ‘Speciales’
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, e para legjislaturës së 11-të, pritet miratimi miratojë një deklaratë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Javën e kaluar, PDK-ja i propozoi Kuvendit ndryshimet në projektligjin e atyre që zyrtarisht njihen si Dhomat e Specializuara të Kosovës, pas dënimit me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte ndaj Hashimit Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Para seancës, kryetari i asaj partie Bedri Hamza tha se projektligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës është domosdoshmëri për historinë dhe të ardhmen e vendit. I pyetur se çfarë diskutoi në takimin me kryeministrin Albin Kurti mbrëmjen e së dielës, Hamza deklaroi se folën rreth situatës politike dhe projektligjit, por edhe rreth çështjes së presidentit, ndërsa shprehu gatishmëri që, nëse kalon projektligji, PDK është e hapur të diskutojë rreth çështjes së presidentit, afati i te cilit perfundin me 6 tetor.
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj than se Kuvendi i Kosovës duhet t’i shfrytëzojë këto ditë për t’i dalë në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, edhe nëse nuk ka dakordësi për presidentin dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, Kuvendi duhet që deri më 6 tetor t’i bashkohet zërit të qytetarëve se dënimi i Gjykatës Speciale ndaj 4 ish krerëve të UÇK-së nuk ishte në emrin e popullit të Kosovës, siç deklaroi gjyqtari Charles Smith.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




