Mbipopullimi i burgjeve, Britania e Madhe do të lirojë ata që kanë vuajtur 40 % të dënimit

Botë | 2 vite më parë

Në Britaninë e Madhe, të burgosurit e dënuar me më pak se 4 vite dhe që kanë kryer 40 për qind të do të lirohen për të reduktuar mbipopullimin në burgje. 

Kryetari i Shoqatës së Oficerëve të Burgjeve, Mark Fairhurst, tha se me vendimin e ri, në muajt e parë do të lirohen nga burgu rreth 5500 të burgosur. por, megjithëse do të dalin nga qelitë, të burgosurit që do të përfitojnë nga ky vendim, do të monitorohen rreptësisht.

Në Angli dhe Uells, me përjashtim të atyre me akuza më të rënda, të burgosurit zakonisht lirohen pasi kanë kryer 50 për qind të dënimit dhe vendimi i ri do të hyjë në fuqi në shtator, raporton Sky News.

Sekretarja e Drejtësisë Shabana Mahmood tha se dështimi për të vepruar tani rrezikon “kolapsin e sistemit të drejtësisë dhe një prishje totale të ligjit dhe rendit”, duke përfshirë plaçkitjen dhe trazirat në rrugë që janë shtuar ndjeshëm.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme