Mbreti Charles III mesazh të ndjerë në përvjetorin e mbretëreshës Elizabeth II

Mbreti Charles III ka regjistruar një mesazh dhe ka publikuar një fotografi të Elizabeth II për përvjetorin e vdekjes së nënës së tij.
Në mesazh, mbreti tha se kujtonte “shërbimin e përkushtuar të mbretëreshës së ndjerë dhe gjithçka që ajo do të thoshte kaq shumë për ne”.
Fotografia e zgjedhur nga mbreti tregon një mbretëreshë të re, atëherë 42 vjeç, në një portret zyrtar të vitit 1968. Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral më 8 shtator të vitit të kaluar vetëm disa muaj pasi jubileu i saj “Platin” shënoi 70 vjet në fron.
Në homazhin e tij të shkurtër, Mbreti falënderoi kombin për “dashurinë dhe mbështetjen” e treguar ndaj tij dhe mbretëreshës Camilla gjatë vitit të tij të parë si monark.
“Në shënimin e përvjetorit të parë të vdekjes së Madhërisë së saj të ndjerë dhe pranimit tim, ne kujtojmë me shumë dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e përkushtuar dhe gjithçka që ajo do të thoshte për shumë prej nesh. Unë jam thellësisht mirënjohës, gjithashtu për dashurinë dhe mbështetjen që i është treguar gruas sime dhe vetes gjatë këtij viti, ndërsa ne bëjmë çmos për t’ju shërbyer të gjithëve.“, tha mbreti Charles III./BBC/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




