“Më qëlluan në këmbë me armë zjarri”, i riu denoncon në polici, nis hetimi

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 28-vjeçar ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në qytetin e Laçit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së të dielës. Shtetasi S. Kolziu, 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pësuar dëmtime.

Pas kallëzimit, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për përcaktimin e motivit dhe rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme