Media britanike tregon skenarët e një lufte të mundshme mes Rusisë dhe NATO-s

Botë | 3 vite më parë

Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” ka publikuar një skenar të ri të një lufte të mundshme mes Rusisë dhe Aleancës Atlantike të Veriut.

Skenarët sipas “The Telegraph”:

▪️ Putin mobilizon 200 mijë ushtarë në Rusi dhe shkon në një ofensivë të re në Ukrainë në pranverën e 2024;

▪️ Federata Ruse provokon protesta të rusishtfolësve në Balltik dhe kryen sulme kibernetike kundër këtyre vendeve gjatë verës;

▪️ Protestat përdoren si pretekst për stërvitjet ushtarake në Bjellorusi dhe vendosjen e trupave në Kaliningrad në vjeshtë;

▪️ Përleshjet fillojnë në zonën e Korridorit Suvalka në dimër. Në këtë fazë, Rusia dhe Perëndimi do të kenë një zgjedhje – të negociojnë ose të bëjnë luftë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme