Medvedev: Rikthejmë furnizimin me energji elektrike në Ukrainë, nëse Kievi njeh kërkesat ruse

Ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se situata e furnizimit me energji elektrike në Ukrainë mund të përmirësohet nëse Kievi do të pranonte “kërkesat e Rusisë”.
“Rruga drejt stabilitetit të furnizimit me energji është e ndryshme. Është e nevojshme të njihet legjitimiteti i kërkesave të Rusisë në kuadër të operacionit special ushtarak dhe rezultateve të tij, të pasqyruara në Kushtetutën tonë. Dhe pastaj dritat do të ndizen”, tha Medvedev.
Ukraina dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar tentativën e aneksimit të katër zonave të Ukrainës nga Rusia, duke thënë se është e paligjshme dhe jo e vlefshme.
Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kiev vazhduan të premten në mëngjes, ndërsa qyteti luftoi për të riparuar “dëmtime të konsiderueshme” të shkaktuara nga një sulm në infrastrukturën energjetike një ditë më parë. Rusia ka goditur infrastrukturën kryesore energjetike në të gjithë Ukrainën javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje dhe duke çuar në paralajmërime se ata që jetojnë në vend mund të përballen me një dimër të vështirë./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



