Meloni përgënjeshtron mediat italiane: S’e kam menduar ndonjëherë të blej vilë në Palasë

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka hedhur poshtë shkrimin e medias italiane “Il Foglio” se po mendon të blejë një vilë në bregdetin shqiptar, konkretisht në Palasë. Duke e cilësuar si një lajm të pavërtetë, Meloni shprehet e tronditur që në lajm i tillë përhapet me aq shpejtësi.
“Jam e tronditur nga fakti që gjërat që as nuk i kam menduar ndonjëherë mund të jepen si lajm. Nuk kam në mendje asnjë investim në prona të paluajtshme në brigjet e Shqipërisë”, raporton Corriere della Sera të jetë shprehur Meloni.
3 ditë më parë media italiane “Il Foglio” publikoi një artikull sipas saj Meloni po planifikonte të blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.
Vetë Meloni e konsideron këtë si një fushatë shpifëse ndaj saj, ndërsa shpreh shqetësimin “për vëmendjen në rritje të mediave italiane dhe ndërhyrjet në jetën e saj private”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



