Merkato/ Arbër Hoxha transferohet në Emiratet e Bashkuara, Al Wahda i paguan Dinamos 2.5 mln euro

Arbër Hoxha është shumë pranë transferimit në Abu Dhabi pasi skuadra e Al Wahda ka pranuar që të paguajë për shqiptarin plot 2.5 milionë euro dhe 10% nga shifra që do të përfitohet nga transferimi i radhës.
Sipas medieve kroate ekipi i njohur i Zagrepit nuk është bërë pengesë dhe ka lejuar që sulmuesi të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Al Wahda është një klub ambicioz pasi ka fituar katër herë titullin kampion dhe po kaq edhe kupën. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



