Metroja e Shangait forcon statusin si metroja më e gjatë në botë

Me dy linja të reja të metrosë që do të hyjnë në funksion më 30 dhjetor, gjatësia totale e rrjetit të metrosë së Shangait do të shtrihet në 831 km, duke forcuar statusin si më e gjata në botë, sipas “Shanghai Metro”.
Hapja e dy linjave të reja do ta çojë në pesë numrin total të linjave plotësisht automatike të metrosë në Shangai, me një gjatësi funksionimi prej 167 km, duke u renditur për herë të parë në vendin e parë në botë, citon “Xinhua” “Shanghai Metro”
Linja e re 14 me një gjatësi funksionimi prej 38 km është linja e parë plotësisht automatike e metrosë për trenat me tetë vagonë në Shangai. Me 31 stacione, ajo pritet të shërbejë si arterie horizontale në metropol.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




