Mielli, mitet e rreme më të përhapura dhe dobitë e tij

Kuzhinë | 3 vite më parë

Shpesh në kuzhinë bëhen gabime që mund të kenë efekte në shëndet për shkak të miteve të rreme e kështu ndodh edhe me miellin.

Më poshtë disa mënyra si të bëjmë zgjedhje të shëndetshme ushqimore si dhe të përmirësojmë njohuritë për miellin për të rritur dobinë e tij në kuzhinë.

A është mielli organik më i keq se mielli klasik?

Dallimet në produktin përfundimtar janë minimale dhe të padukshme, kështu që përgjigja është, në shumicën e rasteve, jo. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se kushtet e vjeljes ndikojnë në karakteristikat e miellit organik, të cilat për këtë arsye mund të ndryshojnë nga viti në vit.

A mund të ruhet në frigorifer?

Përgjigja është jo. Mielli duhet të ruhet në një vend të freskët, por të thatë. Frigoriferi është i lagësht dhe e than miellin duke favorizuar zhvillimin e mykut.

A janë të gjitha pjesët e kokrrës së grurit në miell integral?

Po, por vetëm në llojin me gurë që dërrmon kokrrën. Mielli integral i përftuar nga bluarja me cilindra, megjithatë, gjithmonë rikonstituohet, duke përzier miellin e bardhë dhe krundet, por rrallë embrionin.

A janë përzierjet e dobëta?

Cilësia e përzierjes varet nga miellrat e përdorur. Kontrolloni listën e përbërësve nga etiketa për të qenë të sigurt dhe të vetëdijshëm për atë që po blini.

A është gluteni gjithmonë i keq për ju?

Gluteni, përveç kushteve të veçanta shëndetësore, nuk shkakton asnjë problem dhe eliminimi i tij nuk sjell përfitime të drejtpërdrejta për ata që nuk janë intolerantë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme