Miliarderi Oleg Tinkov heq dorë nga shtetësia ruse: S’dua të kem lidhje me një vend fashist që vret të pafajshëm

Botë | 4 vite më parë

Miliarderi Oleg Tinkov, themeluesi i një banke të madhe dixhitale, ka hequr dorë nga shtetësia ruse në shenjë proteste për luftën në Ukrainë .

“Kam marrë vendimin për të lënë shtetësinë time ruse. Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm çdo ditë,” shkroi Tinkov.

Tinkov, i cili themeloi Tinkoff Bank në 2006, në fillim të këtij viti kritikoi “luftën e çmendur” të Rusisë në Ukrainë. Ai ishte një nga 65 individët dhe entitetet e sanksionuara nga Mbretëria e Bashkuar më 24 mars për “mbështetje të pushtimit të paligjshëm të Rusisë”.

Tinkov së fundmi i shiti 35% të aksioneve të tij në kompaninë mëmë të Tinkoff Bank, TSC, një firme të kontrolluar nga miliarderi rus Vladimir Potanin. Para shitjes, pasuria e Tinkov vlerësohej në rreth 3.5 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme